Delegacioni shqiptar në Siri

Riatdhesimi i shqiptarëve në kampin Al-hol/ Një delegacion shqiptar vizitë zyrtare në Sirinë Veri-Lindore

22 Tetor 2020, 13:48| Përditesimi: 22 Tetor 2020, 16:12

  • Share

SIRI- Riatdhesimi i fëmijëve shqiptarë dhe grave të mbijetuara nga lufta për xhihad në Siri, mbetet misioni më i vështirë i njësive speciale shqiptare dhe Anti-terrorit.

Prej disa javësh ato ndodhen në rajon duke kërkuar që nga kampi Al-Hol të marrin gratë e fëmijët, siç kanë diskutuar edhe sot me autoritetet që kontrollojnë rajonin ku ndodhet kampi.

Report Tv ka siguruar fotot të këtij takimi ku delegacioni shqiptar ka diskutuar me autoritetet e Sirisë së Veriut, të cilat janë shprehur se për gratë që ka një procedim penal sipas ligjeve të tyre s'mund të lirohen. Ndërsa për fëmijët e gratë e tjera do të dakordësohet për të finalizuar sa më parë operacionin e riatdhesimit. 

Të paktën 70 shtetas shqiptarë mes të cilëve 51 fëmijë prej vitesh janë të bllokuar në kampin Al Hol në Siri. Në pritje për tu rikthyer në atdhe shpresa e fundit e familjarëve të tyre është tek instancat shtetërore pasi vetëm nëpërmjet tyre është i mundur operacioni i riatdhesimin. Pak javë më parë për të nxitur këtë operacion ministri i brendshëm, Sandër Lleshaj zhvilloi një vizitë në Liban ku kërkoi mbështetje nga autoritetet vendase për të finalizuar procesin e riatdhesimit.

B.K./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush për kë do të votonte diaspora?