Aeroporti i Rinasit

Riatdhesimi i shqiptarëve nga Mbretëria e Bashkuar, në Rinas mbërrijnë sot 50 emigrantë

27 Prill 2023, 11:02| Përditesimi: 27 Prill 2023, 15:14

  • Share

Mbi 50 shqiptarë të riatdhesuar nga Anglia zbritën mesditën e sotme në Rinas. Burime për Report Tv bëjnë me dije bëhet fjalë për shqiptarë të cilët nuk i përkasin valëve të fundit të kalimit ilegal, por që mbërritën në Britani vite me parë.

Gjatë kësaj kohe ata kanë qëndruar në kampe strehimi, ndërsa janë kapur nga policia si emigrantë të mbërritur ilegalisht dhe me ndryshimet ligjore që bëri Britania e Madhe i kthen në vendet e origjinës. Pas qëndrimit në Angli mësohet se shumë prej tyre kanë kërkuar me vullnetin e tyre që të rikthehen e disa të tjerë janë kthyer kundër dëshirës.  

K.T./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord që personat e së njëjtës gjini të martohen ligjërisht?