Riatdhesimi i Fan Nolit ‘përplas’ vatranët, Lumaj: S’e lejon Kisha Ortodokse! Myrtezani: Kolosi më i madh shqiptar, do e kthejmë në shtëpi

15 Dhjetor 2023, 20:30| Përditesimi: 16 Dhjetor 2023, 07:18

  • Share

Një kërkesë drejtuar Kuvendit të Shqipërisë nga dega e Federatës Panshqiptare "Vatra" në New York me drejtues Skënder Myrtezani për riatdhesimin e eshtrave të Fan Nolit, ka ndezur debatin mes vatranëve në SHBA.

Në një lidhje me skype për “Studio Live” në Report Tv, Valentin Lumaj, përfaqësues i Vatrës në Michigan shprehet skeptik me nismën.

Sipas tij, teza e riatdhesimit të Nolit nuk është diskutuar në nivelet intelektuale të Vatrës të cilën e konsideron Federatë në krizë identiteti dhe me mjaft probleme legjitimiteti.

Gjithashtu, Lumaj thekson se është edhe Kisha Ortodokse e Bostonit e themeluar ngë Noli e cila mund të pengojë riatdhesimin.

Ndërsa shton se Kisha Autoqefale e Shqipërisë nuk ka shprehur asnjë interesim për të dërguar Nolin në Shqipëri.

Qëndrime këto të cilat kundërshtohen nga Skënder Myrtezani.

Ky i fundit u shpreh se Fan Noli është kolosi më i madh shqiptar dhe meriton në prehet në tokën e tij amë.

Ai thekson se krahas Gjergj Fishtës, vëllezërve Frashëri, Ismail Qemalit dhe Mbretit Zog, edhe Fan Noli duhet të kthehet në shtëpi.

B.V//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni protestat e dhunshme të Rithemelimit tek Bashkia?