Riatdhesimet/ Për herë të parë hotel karantine edhe në Shëngjin, mbërrin grupi i emigrantëve...banorët e zonës kundër

30 Prill 2020, 11:58| Përditesimi: 30 Prill 2020, 17:04

  • Share

SHËNGJIN- Edhe Shëngjini është kthyer në vend karantinimi për personat që kanë hyrë në Shqipëri gjatë kësaj periudhe.

Gazetari i Report Tv, Elvis Hila bën me dije se personat e parë kanë mbërritur një natë më parë, ndonëse ende nuk ka shumë informacion lidhur se sa persona bëhet fjalë apo nga cili shtet vijnë, detaje këto që priten të mësohen në orët në vijim. Ky grup emigrantësh janë akomoduar në një nga hotelet e zonës. Kjo gjë ka sjellë kundërshtinë e bizneseve dhe banorëve të zonës përreth.

Sipas ligjit, ato do të duhet të qëndrojnë të karantinuar për 14 ditë me shpenzimet e tyre, më konkretisht  21 euro në ditë i duhen një personi në karantinë, nga këto 14 euro i paguan shteti shqiptar, pra karantina është falas nga shteti. Qytetari do paguajë vetëm 7 euro për ushqimin, që në çdo rast do ta konsumonte kudo që të ishte.

Më herët, janë karantinuar me detyrim emigrantë në hotelet në Durrës, Gjirokastër, Korçë, Shkodër dhe referuar ministres së Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku kjo është e vetmja mënyrë për t'i kontrolluar ato me polici dhe ushtri.

B.K.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Propozimi i PS, a na duhet një reformë e re anti-korrupsion?