Sander Lleshaj

'Ri-aplikimi për kartë identiteti mund të bëhet në çdo zyrë', Lleshaj apel qytetarëve: Shmangni fluksin dhe aplikoni në kohë

8 Tetor 2020, 13:49| Përditesimi: 8 Tetor 2020, 13:57

  • Share

Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj, u bën apel qytetarëve që të aplikojnë për karta identiteti në mënyrë që të shamngin fluksin gjatë javëve të fundit të fundvitit.

Ai njofton se për shkak të pandemisë, vlefshmëria e ID kartave që skadonin përgjatë vitit 2020, u shty deri në datën 31 dhjetor.

 “Në 31 dhjetor 2020 skadojnë një numër i lartë kartash identiteti të shtetasve shqiptarë. Për shkak të pandemisë, vlefshmëria e ID kartave që skadonin përgjatë vitit 2020, u shty deri në datën 31 dhjetor. Kjo pritet të sjellë një fluks aplikimesh javët e fundit të vitit. Ndaj, aplikoni pa humbur kohë, për të evituar radhët”, tha Lleshaj.

Ndërkaq ministri thekson se ri-aplikimi për kartë mund të bëhet në çdo zyrë, pavarësisht vendbanimit.

Karta e identitet ju shërben për veprime administrative, veprime financiare, kalim në Pika Kufitare, kusht për rinovimin e pasaportës, skadimi i ID kartës e bën të pamundur marrjen e shërbimeve për qytetarët, nga fillimi i vitit të ardhshëm.

Një numër i madh shërbimesh tashmë kryhen online, nëpërmjet kartës së identitetit. Skadimi i ID kartës e bën të pamundur marrjen e shërbimeve për qytetarët, nga fillimi i vitit të ardhshëm. Ri-aplikimi për ID kartë mund të bëhet në çdo zyrë, pavarësisht vendbanimit. Shërbimi i pajisjes me dokumente identiteti është i pranishëm edhe në Ambasada e Konsullata shqiptare në 6 shtete: në Greqi, Itali, Belgjikë, Gjermani, Britania e Madhe dhe SHBA.

Për t’u ri-pajisur me ID kartë: Bli kuponin për Letërnjoftimin/Kartën ID, pranë Zyrës Postare; Rezervo online orarin në e-Albania; Paraqitu në Zyrën e Aplikimit. Apliko sot, të mos përballesh me surpriza të pakëndshme nesër", shkruan ai.

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush për kë do të votonte diaspora?