Riaktivizohet zjarri në Theth, në Shpirag po shkon drejt shuarjes përfundimtare! Bilanci në 24 orët e fundit

26 Gusht 2023, 12:04| Përditesimi: 26 Gusht 2023, 12:09

  • Share

Në 24 orë u shuan 10 vatra zjarri për të cilën u angazhuan 100 efektivë të Forcave të Armatosura, 4 mjete dhe helikopteri Cougar. Ky është bilanci i fundit që ministria e Mbrojtjes bën lidhur me situatën e zjarreve në Shqipëri.

Mësohet se po shkon drejt shuarjes përfundimtare zjarri në malin e Shpiragut, ku 100 trupa dhe helikopteri Cougar i Forcave i Armatosura janë angazhuar maksimalisht prej dy ditësh për neutralizimin e plotë të flakëve.

Gjithashtu është nën kontroll vatra, në fshatin Rrilë, njësia administrative Shënkoll në bashkinë Lezhë, në vendgrumbullimin e mbetjeve urbane.  Zjarri është shuar dhe situata po monitorohet pasi mbeturinat mund të vazhdojnë të digjen në brendësi pa u shfaqur në sipërfaqe.

Ndërkohë është riaktivizuar zjarri në vendin e quajtur “Vija mbi Okol”, në fshatin Theth, të bashkisë Shkodër ku janë njoftuar strukturat e Emergjencave Civile në qark.

Situata po monitorohet nga shërbimet e policisë së Thethit.

Në fshatin Bushat, në Vaun e Dejës, zjarri në një sipërfaqe me mbeturina, është shuar plotësisht dhe zjarrvënësi është shoqëruar nga efektivët e Policisë së Shtetit.

S.G/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Pronat shtetërore mund të shkëmbehen me private, si e vlerësoni ligjin?