Riaktivizohet vatra e zjarrit në Pishporo të Fierit, rrezikohet zona e mbrojtur! Kërkohet ndërhyrje nga ajri

27 Shtator 2023, 16:11| Përditesimi: 27 Shtator 2023, 18:19

  • Share

Është riaktivizuar sërish mesditën e sotme, vatra e zjarrit në pyllin me pisha në Pishporo të Fierit. Flakët e favorizuara edhe nga era janë përhapur me shpejtësi duke u përhapur në sipërfaqe të konsiderueshme.

Sipas shefit të shërbimit zjarrfikës në Bashkinë Fier, Zija Hyka është bërë kërkesë për ndërhyrje nga ajri pasi flakët kanë dalë jashtë kontrolli, duke rrezikuar edhe zonën e mbrojtur.

Ne vendngjarje ndodhen 7 mjete zjarrfikëse, 3 te Fierit, 1 e Rroskovecit, 1 e Divjakës, 1 e Lushnjës dhe 1 e kompanisë Alpetrol si dhe dy autobotë uji.

Sipas prefektit Lefter Shehaj, i cili ndodhet pranë vatrës se zjarrit për të monitoruar nga afër situatën pohon se pritet ndërhyrje nga ajri pasi terreni i vështirë dhe zjarri në kurorën e pishave e vështirëson ndërhyrjen e zjarrfikëseve.

G.MO/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Robert Bitri: 27/09/2023 18:00

    Ky pylli do digjet....e kam vendosur une dhe kadastra ne Fier

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Pronat shtetërore mund të shkëmbehen me private, si e vlerësoni ligjin?