Riaktivizohen sërish vatrat e zjarrit në Sheqeras në Maliq! Digjet 80 ha kashtë

30 Korrik 2023, 19:24| Përditesimi: 30 Korrik 2023, 19:53

  • Share

Është riaktivizuar sërish vatra e zjarrit në zonën torofikë të fshatit Sheqeras në Maliq.

Sipas informacioneve zjarri ka rënë në po të njëjtin vend, por fatmirësisht gruri është korrur dhe ka djegur vetëm kashtë.

Të përfshira nga flakët janë 70-80 hektarë kashtë.

Ndërhyrja ka qenë me dy mjete zjarrfikëse, ndërsa zjarri ka rënë si shkak i temperaturave të larta në këtë zonë torfike.

Era e fortë në zonë ka favorizuar flakët, dhe zjarri ka "përpirë" kashtën.

Kujtojmë që 4 ditë më parë zjarri në po të njëjtin vend në pronësi të një shtetasi të huaj nga Katari përfshiu 7 hektarë me grurë.

M.Q.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?