Rezultojnë autorë të grabitjes së mbi 150 shtëpive, shkatërrohet banda me drejtues shqiptar në Spanjë

12 Janar, 20:23| Përditesimi: 12 Janar, 20:28

  • Share

Policia spanjolle ka arrestuar dy shtetas shqiptarë, të cilët dyshohen si krerët e një bande që rezulton e përfshirë në grabitjen e mbi 150 shtëpive.

Dy shqiptarët u ndaluan në aeroportin Prat të Barcelonës, teksa po prisnin avionin për të ardhur në Shqipëri.

Në valixhet që dy shqiptarët kishin me vete autoritete gjetën bizhuteri, para dhe sende të tjera të vjedhura.

Raportohet se pjesëtarët e tjerë të grupit kriminal, të cilët janë arrestuar janë me kombësi domenikane, pakistaneze dhe spanjolle .

Nga hetimet e deritanishme rezulton se hajdutët kanë grabitur më shumë se 150 shtëpi gjatë muajve të fundit, si dhe autoritetet kanë gjetur objekte të vjedhura me vlerë 600 mijë euro.

Ata largoheshin në mënyrë të vazhdueshme nga Barcelona, ku banonin, dhe udhëtonin drejt zonave rurale duke grabitur 3 deri në 4 shtëpi në ditë.

Shtëpitë që ata kryesisht kishin grabitur ndodheshin në Aragón, La Rioja, Castilla y León, Cantabria, Asturias dhe Galicia.

K.M/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Zari: 15/01/2024 07:04

    Ne cdo vend qe shkojme, do bojm bëma. Dalin sa kokcepsha e duan lekun e lehte e te shpejt dhe pa lodhje. Tipike sjellje malokesh kokcepsha.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A besoni se do realizohet vota e diasporës për zgjedhjet e ardhshme?