Gruaja nga avioni

Rezultoi me COVID-19 teksa po udhëtonte me avion, izolohet në tualet gruaja nga Çikago

31 Dhjetor 2021, 09:15| Përditesimi: 31 Dhjetor 2021, 09:17

  • Share

SHBA- Më e mira që mund të bëjmë kur rezultojmë pozitiv me koronavirus është të vetizolohemi, pikërisht këtë ka zgjedhur të bëjë edhe një grua nga gjatë një fluturimi nga Çikagoja në Islandë.

Teksa po udhëtonte si gjithë të tjetër, i filluan dhimbjet e fytit ndaj vendosi të bënte një test COVID në tualetin e avionit,  i cili rezultoi edhe pozitiv, ndaj vendosi të izolohej aty për të mbrojtur udhëtarët e tjerë.

 “Thjesht e mora testin e shpejtë dhe e dërgova në tualet dhe brenda një kohe që u duk si dy sekonda, ishin dy vija (që tregojnë infektim). Ishin 150 njerëz në fluturim dhe frika ime më e madhe ishte që t’ua jepja (virusin) atyre”, ka thënë ajo.

Gruaja tha se mbeti në tualet gjatë pjesës së mbetur të fluturimit.

J.GJ./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush për kë do të votonte diaspora?