Qerim Ismailaj

Kronikë

Rezultoi i dënuar në mungesë me 3 vite burg në Greqi, KQZ vendos nesër për kryetarin e bashkisë Mallakastër Qerim Ismailaj

29 Qershor 2021, 16:46| Përditesimi: 29 Qershor 2021, 17:54

  • Share

Pas përgjigjes së Prokurorisë së Përgjithshme e cila tha se kryetari i Bashkisë Mallakastër Qerim Ismailaj, rezulton i dënuar në mungesë me 3 vite burg në Greqi përleshje dhe rrahje me persona të tjerë, KQZ  do të mblidhet nesër për shqyrtimin e rezultatit të verifikimit. KQZ ka njoftuar se mbledhja do të zhvillohet këtë të mërkurë në orën 11:00 të paradites. 

"Komisioneri Shteteror i Zgjedhjeve zhvillon seance publike diten e Merkure, date 30.06.2021, ne oren 11:00 me kete rend dite: Projektvendim "Për plotësimin e vakancës në këshillin e bashkisë Dropull, me kandidatin nga lista shumemërore e Partisë Socialiste e Shqipërisë, zj. Alketa Kiço Basho"; Projektvendim "Për shqyrtimin e rezultatit të verifikimit të Prokurorisë së Përgjithshme për subjektin vetëdeklarues z. Qerim Ismail Ismailaj, kryetar i bashkisë Mallakastër, qarku Fier, në zbatim të ligjit nr. 138/2015 "Për garantimin e integritetit të personave që zgjidhen, emërohen ose ushtrojnë funksione publike".

Qerim Ismailaj është dënuar në Greqi nga Gjykata e Chios me 3 vite burg në mungesë për veprën penale "Konflikti dhe përleshjes". Kjo vepër penale në Kodin tonë Penala korrespondon me veprën "dëmtime të tjera me dashje" parashikuar nga ne 90/1 e cila sanksionon vetëm dënim me gjobë, vepër që nuk e prek ligji i dekriminalizimit. Por Ismailaj ka gënjyer në formularin e dekriminalizimit duke mos e shkruar këtë dënim dhe për këtë ai akuzohet për falsifikim të formularit të dekriminalizimit. 

Prokuroria i nisi hetimet vitin e kaluar pas denoncimit të Partisë Demokratike, që pretendonte se ka qenë i dënuar për plagosje me dashje në një ngjarje të ndodhur në Shkurt të vitit 2000. Qerim Ismailaj, i dalë kryebashkiak nga zgjedhjet e 30 qershorit 2019 , u akuzua nga PD përmes Sekretarit të saj të Përgjithshëm, Gazment Bardhi se ai ka gënjyer në formularin e dekriminalizimit pasi ka qenë i dënuar në Greqi. Vetë Ismailaj ka deklaruar se nuk kishte dijeni lidhur me këtë dënim, pasi në të kundërt do e kishte deklaruar sepse nuk do e kishte penguar të kandidonte për kryebashkiak.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?