‘Rezultati nuk i përgjet lojës’, Shehi i zhgënjyer pas derbit! Daja: Partizani e meritoi fitoren

13 Mars 2021, 16:27| Përditesimi: 13 Mars 2021, 16:32

  • Share

Në përfundim të derbit të humbur kundër Partizanit me rezultatin 1-2, trajneri i Tiranës Orges Shehi, është shprehur se bardheblutë nuk e meritonin të dështonin në këtë ndeshje.

“Unë mendoj se rezultati nuk i përgjigjet asaj që krijuam në fushë, por sigurisht që kemi edhe ne problemet tona. Ndoshta ishim më të ngarkuar se ç’duhet. Gabuma pasimet e thjeshta, duke mbajtur topin shumë. U goditëm nga një episod e gjysmë. Kështu e ka derbi po nuk shënove do ta pësosh,”-u shpreh Shehi.

Ndërkohë kolegu i Shehit te Partizani, Ilir Daja, mendon të kundërtën.

“Qershia mbi tortë është se përveçse fituam derbin kemi bërë edhe një lojë të mirë. Të gjithë lojtarët, që janë aktorët kryesorë, sot kanë qenë në lartësinë e duhur dhe e gjithë merita u shkon atyre,”-deklaroi Daja. 

Autori i një prej golave të Partizani ishte Jugren bardhi, i cili në përfundim të ndeshjes u shpreh:

“Shije mjaft e bukur se edhe vetë e ndieja që mund të arrija të shënoja. Në shumë vite kam patur shansin të vendos një derbi, por s’kam patur fatin e duhur, ndërsa sot arrita ta bëjë dhe ndihem mjaft i lumtur për këtë pjesë qoftë edhe për faktin se fitoi ekipi.”

Ne.k.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Drini: 13/03/2021 16:37

    Daja dhe Shehu, dy protagonistet qe e zhyten Skenderbeun me 10 vjet denim. Akoma shikoni futboll shqiptar ?

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Pronat shtetërore mund të shkëmbehen me private, si e vlerësoni ligjin?