Rezultatet fantastike sjellin Europian e peshëngritjes në Shqipëri, Ylli: 2022 i mbushur me aktivitete

1 Shkurt 2022, 15:31| Përditesimi: 1 Shkurt 2022, 16:31

  • Share

Kampionati Europian i peshëngritjes për të rritur, i vendosur më parë të zhvillohet në Bullgari, do të organizohet këtë vit në Shqipëri. Lajmin për organizimin e këtij kompeticioni prestigjioz në vendin tonë e dha presidenti i KOKSH-it Fidel Ylli si dhe presidenti i federatës së peshëngritjes Elez Gjoza.

Sinkronet Fidel Ylli, president i KOKSH-it: “Janë aktivitete që Shqipëria si ka marrë kurrë më parë. Federata jonë më elitare zhvillon kampionatin Europian në maj, zhvillon në tetor kampionatin botëror për U-23 dhe U-21, si dhe zgjedhjet për presidentin e federatës botërore të peshëngritjes ku pjesmarrës janë 115 presidentë.”

Peshëngritësit shqiptarë, si kampioni i botës Briken Calja, por edhe Erkand Qerimaj, që është i katërti në kategorinë 73 kilogramë, kanë pritshmëri të larta për medalje ari.

Ne.k.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni takimin e Ramës me shqiptarët në Athinë?