Rezultatet e zgjedhjeve, Lapaj në Report Tv: Opozita është muhabet kot, të japin dorëheqjen! Të vdekurit politikisht na mbajnë peng

16 Maj 2023, 12:37| Përditesimi: 16 Maj 2023, 13:11

  • Share

Avokati i njohur, Adriatik Lapaj njëherësh edhe aktivist ka komentuar rezultatet e zgjedhjeve vendore ku PS ka dërrmuar opozitën me një fitore të thellë. Lidhur me këtë, i ftuar në Sot Live në Shqipëri me gazetari Nertil Agalliu, Lapaj thotë se është e qartë se Shqipëria është në një ngërç demokratik pasi nuk ka garë.

“Edhe Vlora do bjerë një ditë nga e majta, pse ç’ kujtoni ju se do rri e majtë gjithë jetës?

Nuk merrem fare me ata unë, ata janë muhabet kot. Atij që i ka ardhur koha të vdesë e ti se lë ai do vijojë të të mbajë peng. Shqipëria është në ngërç demokratik. Nuk kemi garë, mungon kodi zgjedhor që të sigurojë garën.”- tha ai.

Sa i takon “luftës” brenda PD-së, Lapaj thotë se debatet për çështjen e logos dhe vulës në fakt rezultuan të ishin shterpë pasi nuk pati pothuajse asnjë ndikim në elektorat.

Ai madje u shpreh se PD aktualisht ka rënien më drastike në histori.

“Gjithë ai debate për vulën ka qenë shterpë. S’të votojnë më qytetarët për inat por duan programe dhe ide. Këta kanë frikë.

Duket sikur koha ka ngrirë, edhe pse ka kaluar 3 mandate, opozita nuk e përkthyer dot në ofertë apo mobilizim. PS është strukturë kurse PD është me frymën e 90. PD zyrtare ka dalë shumë keq, më keq s’dilnin dot. Si ore partia që ka qeverisur vendin paska dalë mirë. Edhe këshillat more, ajo është katastrofë nuk mund të vazhdojë më. Këta duhet të japin dorëheqjen.”- tha Lapaj.

G.MO//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord që personat e së njëjtës gjini të martohen ligjërisht?