Ardit Tahiri dhe Behiratche të Dinamos

Rezultat që s'i shërben askujt, Kukësi dhe Dinamo barazojnë 1-1

7 Prill, 17:27| Përditesimi: 7 Prill, 17:30

  • Share

Superliga shqiptare nisi këtë të dielë raundin e 30-të, me Kukësin dhe Dinamon që barazuan 1-1. Në "Kukës Arena" ky rezultat nuk i shërbeu asnjë skuadre për objektivat e ndryshëm sezonalë.

Te Kukësi kërkojnë të shmangin zonën e ftohtë, teksa prej muajsh janë "mbërthyer" në vendin e fundit. Nga ana tjetër "Nëndetësja" ka dalë në sipërfaqe dhe sheh zonën "Final 4".

Ndeshja e pasdites u zhbllokua nga vendasit në minutën e 72-të, teksa Kango Salami shënoi për djemtë e Bledar Devollit. Pas vetëm gjashtë minutash Ardit Tahiri vendosi ekuililbrat, me palët që ndanë nga një pikë.

Dinamo me 43 pikë vijon të jetë në vendin e katërt, me rivalët që kanë një ndeshje më pak. Kukësi me 26 pikë ndodhet në pozitën e fundit, dy pikë më pak se Erzeni, por shijakasit kanë pa luajtur ndeshjen kundër kryesuesve të Egnatias.

Superliga, java 30-të:

E dielë, 7 prill 2024

15:00 Kukësi 1-1 Dinamo

18:00 Teuta - Laçi

20:00 Partizani - Vllaznia

E hënë, 8 prill 2024

15:00 Erzeni - Egnatia

18:00 Skënderbeu - Tirana

Renditja:

S.DH/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Organet e drejtësisë refuzojnë komisionin 'Antikorrupsion', si e vlerësoni?