Rey Manaj

Rey Manaj shkruan emrin në listën e legjendave të Sivasspor

30 Prill, 15:30| Përditesimi: 30 Prill, 15:35

  • Share

Rey Manaj është sulmuesi më në formë i Kombëtares. 27-vjeçari tanimë ka hyrë në historinë e Sivasspor duke u bërë lojtari që ka shënuar më shumë gola për klubin në Superligën turke gjatë një sezoni.

Lushnjari në fundjavë shënoi golin e 18-të në Superligë dhe të 22-in në total, teksa katër i ka shënuar në Kupë.

Pas Manajt vijnë Aatif Chahechouhe me 17 gola në sezonin 2013-2014, Michael Eneramo me 15 gola në 2011-2012, Mehmet Yıldız me 14 gola në 2007-2008, Mustapha Yatabare me 13 gola në 2017- 2018 dhe Arouna Kone e Max Gradel me 11 gola në sezonin 2020-2021.

Sulmuesi shqiptar është në vendin e tretë në garën e golashënuesve të Superligës me 18 gola, pas Mauro Icardit të Galatasarayt, i cili është në krye me 21 gola dhe Edin Dzeko të Fenerbahçes, në vendin e dytë me 20 gola.

S.DH/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush për kë do të votonte diaspora?