Rey Manaj

'Rey Manaj gati të ndryshojë rekordin e transferimeve', në Turqi i përgjigjen ofertave pas Euro 2024

6 Shkurt, 15:17| Përditesimi: 6 Shkurt, 15:18

  • Share

Rey Manaj ka shënuar 15 gola këtë sezon me Sivasspor në Superligën e Turqisë. Lushnjari la pas një dëmtim që e mbajti jashtë për një kohë të gjatë dhe pas firmës në verën e shkuar ka bërë mirë.

Tanimë edhe Sylvinho është duke monitoruar gjendjen e 26-vjeçarit, teksa në Turqi njoftojnë se për Manaj ka oferta nga disa klube në Europë dhe ai është gati të vendosë rekord në lëvizjet e merkatos, me Sivasspor që ka lënë çdo gjë pas Europianit 2024.

Menaxheri i Sivasspor, Gokhan Karagol bëri një deklaratë në programin Mixed Zone në Lig Radio, duke bërë me dije se ka pasur oferta për Rey Manaj.

“Ne po marrim oferta shumë serioze. Megjithatë, ne po i shtyjmë të gjitha për në fund të sezonit. Pas Euro 2024 presim që Manaj të thyejë rekordin e transferimeve mes skuadrave”, tha ai.

S.DH/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord që personat e së njëjtës gjini të martohen ligjërisht?