Dy gardianët e Partizanit, Hoxha dhe Rexhepi

Rexhepi s'është "bekim" për Partizanin, Alban Hoxha del në "nxehmje"

4 Tetor 2022, 09:30| Përditesimi: 4 Tetor 2022, 09:34

  • Share

Partizani humbi 0-2 me Tiranën në derbin e kryeqytetit. Dueli i zhvilluar në Arenën Kombëtare u vendos nga dopieta e Xhixhës në minutat 45+1 dhe 69. Goli i parë i takimit erdhi si pasojë e një gafe të Bekim Rexhepit, gardianit të kuq. Gabimi i përsëritur ka bërë që tifozët të kërkojnë rishikimin e tij në portë, kjo për shkak të gafave të përsëritura. Edhe në ndeshjen e parë të sezonit kundër Erzenit, Rexhepi vendosi humbjen me gabimin e tij.

Tanimë trajneri Colella është në presion për emrin që do vendosë në katërkëndësh, me duelin e radhës që rezervon një përballje jo të lehtë në "Loro Boriçi" ndaj Vllaznisë. Për sfidën e së premtes në 17:45, kapiteni Alban Hoxha ka nisur të bëjë "nxehmjen", duke dashur një vend në formacion. Asnjë minutë nuk ka marrë 34 vjeçari këtë sezon, teksa e ka edicionin e 10 me ngjyrat e kuqe, duke qenë simboli i ekipit.

K.T./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?