Stafi teknik i Dinamos dhe Luigi Di Biagio në qendër

Revolucion te Dinamo, Di Biagio bën gati 10 largime

7 Gusht 2023, 14:08| Përditesimi: 7 Gusht 2023, 14:09

  • Share

Dinamo është në hapat e para të një revolucioni në klub. Me sezonin e ri që i gjen në Superligë, Blutë emëruan në stol Luigi Si Biagio-n. Ish-trajneri i Italisë U-21 duket se ka ardhur me dorë të hekurt, duke planifikuar që të largojë 10 futbollistë para nisjes së sezonit.

Me edicionin e ri që është projektuar për të nisur në 19 gusht, Dinamo vijon përgatitjet në Itali. Në sajë të formës së treguar nga lojtarët, trajneri pritet të marrë vendimin për largimin e jo më pak se dhjetë emrave, për të afruar elementë të tjerë në ekip.

Di Biagio vendosi të anullonte miqësoret me klubet e Serie A të Veronës dhe Sassuolos, kjo për të shtuar më shumë stërvitjen e të tijve. Kujtojmë se në miqësoren me Modenën në tokën italiane, Dinamo humbi 2-0.

S.DH/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria luan ndaj Kroacisë sfida e dytë në Euro 2024, kush fiton?