Ekipi i Shkumbinit

Revolucion në Peqin, Shkumbini largon menjëherë 10 futbollistë

24 Dhjetor 2023, 21:15| Përditesimi: 24 Dhjetor 2023, 21:16

  • Share

PEQIN - Klubi i futbollit Shkumbini mban vendin e katërt në grupin B të Kategorisë së Dytë, duke qenë shtatë pikë larg vendit të parë që të dërgon direkt në Kategorinë e Parë sezonin që vjen.

Duket se drejtuesit e bardhebluve nuk kanë humbur kohë dhe kanë nisur me spastrimet. Plot dhjetë futbollistë janë larguar nga ekipi dhe për këtë ka vendosur presidenca e re me në krye Ali Kasën.

Guilheme Sami, Amadu Imran, Bilren Anderson, Elvis Xhelili, Gëzim Hyska, Artur Sejdini, Ernest Doçi, Enerik Buzra, Geri Selimaj dhe Nazmi Tolli nuk do jenë më pjesë e ekipit, me merkaton e janarit që pritet të sjellë një revolucion për futbollin në Peqin.

S.DH/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni mesazhet që dha Rama në takimin me diasporën në Athinë?