Revoltë ndaj Berishës brenda Rithemelimit në Kukës, anëtarët e degës propozojnë kandidatët për Bashkinë: Duam bashkimin e demokratëve

18 Gusht 2023, 19:54| Përditesimi: 18 Gusht 2023, 19:55

  • Share

1692182673_saliberishalulzimbasha.jpg

Anëtarët e degës së Rithemelimit në Kukës duket se nuk janë dakord me qëndrimin e Berishës për të garuar me një kandidat ndryshe nga PD zyrtare.

Dega e Partisë Demokratike, Kukës ka propozuar që opozita të dalë me kandidat të përbashkët fitues, duke lëne prapa konfliktet dhe përçarjen, për një qëllim të përbashkët: të mundin Rilindjen dhe Ramën ne zgjedhjet lokale të 24 shtatorit. Por kreu i Rithemelimit, Sali Berisha, edhe pse tha se ende nuk kanë një emër, u deklarua kategorikisht kundër një kandidati për gjithë opozitën, madje shtoi se më kollaj bën aleancë me Taulant Ballën, se me Bashën.       

Mes kandidatëve të propozuar në anëtarët e Rithemelimit janë propozuar: Arif Rexhmati, Admir Sinanmati, Gëzim Shehu, Irel Elezi, Uran Cengu. Më herët në faqen zyrtare të PD-së u dha një mesazh për bashkimin e demokratëve. 


Lajmi kryesor:

Opozita me dy kandidatë për zgjedhjet në Kukës, Berisha: Me Lul Bravën s’ka aleancë! Çollaku: Rithemelimi bashkëpunon me parë me Ballën, se me PD-në


G.MO/ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?