Revani me shërbet nga zonja Albana

14 Tetor 2022, 11:15| Përditesimi: 14 Tetor 2022, 11:16

  • Share

Revani me sherbet portokalli

Përbërësit:

  • 1 gotë miell misri ermik
  • 10 gr pluhur pjekës
  • 1 gotë sheqer
  • 1 gotë kos
  • 1 fç çaji vaj
  • 4 vezë
  • 1 portokall
  •  
  • Për sherbetin:
  • 1 gotë ujë
  • 2 gota sheqer
  • 1 shkop kanelle
  • Lëng limoni

Përgatitja:

Rrahim vezët me sheqerin derisa sheqeri të tretet plotësisht dhe vezët të zbardhen. Shtojmë më pas kosin, vajin, lëngun dhe lëkurën e portokallit, pluhurin pjekës dhe miellin. E rrahim brumin me tel dore dhe e hedhim në një tavë të lyer me pak vaj. E vendosim revaninë të piqet në furrë në temperaturën 180 gradë për 35 minuta.

Ndërkohë përgatisim shërbetin dhe pasi revania të piqet e sherbetosim.

MC/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni takimin e Ramës me shqiptarët në Athinë?