Revani me niseshte pa pjekje nga zonja Albana

13 Dhjetor 2022, 12:04| Përditesimi: 13 Dhjetor 2022, 12:05

  • Share

Revani me niseshte pa pjekje

Përbërësit:

  • 200 gr niseshte
  • 500 gr sheqer
  • 1 litër ujë
  • Lëkura e 1 limoni
  • Kanellë pluhur

Përgatitja:

Në një enë shtojmë ujin, sheqerin, niseshten dhe lëkurën e 1 limoni. Në zjarr vendosim një tenxhere dhe e lemë për pak minuta të ngrohet, shtojmë më pas masën e trazuar në enë dhe e punojmë mirë derisa të mpikset dhe të shkëputet nga anët e tenxheres. E vendosim në një formë dhe e lemë të ftohet në frigorifer. Më pas e servirim pudrosur me kanellë.  

MC/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A respektohen të drejtat e punëtorëve në Shqipëri?