Revani me niseshte, ëmbëlsirë e shpejtë tradite nga zonja Albana

12 Korrik 2023, 11:57| Përditesimi: 12 Korrik 2023, 11:59

  • Share

Revani me niseshte

Përbërësit:

  • 500 gr niseshte
  • 2 gota sheqer
  • 1 litër ujë
  • 100 ml vaj ulliri
  • 1 të verdhë veze
  • 1 lgj kos

Përgatitja:

Në një tenxhere përziejmë niseshten me sheqerin. Më pas shtojmë rreth 1 litër ujë të vakët dhe vajin e ullirit gradualisht. E përziejmë derisa masa të jetë e duhur. E vendosim në një tavë duke e niveluar mirë. Me kosin dhe të verdhën e vezës lyejmë sipërfaqen e revanisë dhe e vendosim të piqet në furrë të parangrohur.

MC/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Tragjedia në Shkodër, a duhet gratë të denoncojnë çdo formë dhune?