Revani me niseshte dhe sherbet nga zonja Albana

1 Maj 2023, 12:22| Përditesimi: 1 Maj 2023, 12:24

  • Share

Revani me niseshte dhe sherbet

Përbërësit:

  • 6 vezë mesatare
  • 500 gr gjalpë
  • 2 gota sheqer
  • 700 gr niseshte
  • 1 bustinë vanilje
  • 1 bustinë pluhur pjekës

Për sherbetin:

  • 500 gr sheqer
  • 800 ml ujë
  • 1 lç limontoz

Përgatitja:

Rrahim vezët me sheqerin me ndihmën e një rrahësi elektrik derisa vezët të zbardhen. Shtojmë gjalpin dhe më pas niseshten e situr me vaniljen dhe pluhurin pjekës. E rrahim me rrahës elektrik derisa të krijohet një brumë kompakt. E shtrojmë brumin në tavë, e nivelojmë mirë dhe e vendosim revaninë të piqet në furrë në temperaturën 200 gradë Celsius për 30 minuta.

Ndërkohë përgatisim sherbetin, e lemë të ftohet dhe pasi revania të piqet e sherbetosim të nxehtë.

MC/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Pronat shtetërore mund të shkëmbehen me private, si e vlerësoni ligjin?