Revani me miell misri nga zonja Albana

21 Shkurt, 11:24| Përditesimi: 21 Shkurt, 11:25

  • Share

Revani me miell misri

Përbërësit:

  • 1 gotë sheqer
  • 3 lgj gjalpë
  • 2 vezë
  • 2 filxhanë kafeje kos
  • 1 lugë kafeje sodë
  • Pak vanilje
  • Miell misri sa të bëhet brumë i shkrifët
  • Finjë / Ujë

Përgatitja:

Revaninë e përgatisim me majën e miellit të situr dhe në vend të ujit hedhim finjë (ujë i zier me hi). Në një enë me fund sferik përziejmë gjalpin me sheqer të imët ose sheqer pluhur. Pasi të shkrijë sheqeri shtojmë vezët, kosin dhe i përziejmë mirë. Më pas shtojmë miellin e misrit të situr, përzier me sodë. E trazojmë lehtë, e shtrojmë masën në tavë dhe e vendosim revaninë të piqet në furrë të nxehtë derisa të marrë një ngjyrë të bukur në sipërfaqe.

MC/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A besoni se do realizohet vota e diasporës për zgjedhjet e ardhshme?