Bota

Reuters: India i shpërfill thirrjet e Perëndimit për ndalimin e naftës dhe gazit rus

12 Prill 2022, 05:00| Përditesimi: 12 Prill 2022, 05:02

  • Share

Mbretëria e Bashkuar, SHBA dhe vendet evropiane kanë shtrënguar sanksionet ndaj Rusisë, por jo të gjitha fuqitë botërore e kanë ndjekur këtë drejtim.

E joshur nga zbritjet masive, India ka blerë më shumë naftë bruto ruse që nga fillimi i pushtimit të Ukrainës (24 shkurt) se sa bëri gjatë gjithë vitit të kaluar, sipas informacioneve nga të dhënat e përpiluara nga agjencia e lajmeve Reuters.

Presidenti i SHBA Joe Biden i ka thënë kryeministrit të Indisë Narendra Modi se mbështetja në rritje në energjinë ruse është "shumë qartë jo në interesin e tyre".

Modi ka thënë se në bisedimet e fundit me Rusinë ka sugjeruar që presidenti rus Vladimir Putin dhe ai i Ukrainës Volodymyr Zelenskyy të zhvillojnë bisedime së bashku.


Lajmi kryesor:

Lufta, Putin takohet me Lukashenkon: Bisedimet e paqes me Ukrainën, në rrugë pa krye! S'ndalojmë operacionet deri sa të kemi sukses! Zelensky: Pa ndalimin e gazit, nuk ndalen krimet


G.B./ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord që personat e së njëjtës gjini të martohen ligjërisht?