Qepë

Restorantet i kanë hequr nga menutë, ky është vendi ku qepa konsiderohet 'luks'

27 Janar 2023, 19:37| Përditesimi: 27 Janar 2023, 19:39

  • Share

Mes 9 milionë – 11 milionë dollarë qepë u konfiskuan nga zyrtarët në Filipine vitin e kaluar, sipas mediave lokale. Perimet përbënin 30% të produkteve bujqësore të kontrabanduara.

Atualisht qepa është produkti që kushton më shumë se mishi në vendin aziatik dhe është kthyer në luks për shumë konsumatorë.

Rizalda Maunes, pronarja e një picerie në qytetin Cebu, thotë për BBC se më parë blinte 3-4 kg qepë në ditë, sot blen vetëm gjysmë kg.

“Edhe klientët tanë na mirëkuptojnë kur nuk i hedhim shumë qepë picave. E dinë situatën, pasi edhe në shtëpitë e tyre e kanë ulur shumë përdorimin e qepës nëpër gatime”, shprehet Maunes.

Shtrenjtimi i qepës ka sjellë edhe shtrenjtimin e produkteve të tjera të cilat janë të domodoshme. Madje restorantet i kanë hequr nga menutë dhe zyrtarët kanë paralajmëruar që importi i tyre të mos bëhet pa leje të posaçme.

Ndërkohë presidenti i vendit, Ferdinand Marcos Jr., i cili është edhe ministër i Bujqësisë, e ka cilësuar rritjen e çmimeve “emergjencë kombëtare”.

B.V/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni protestat e dhunshme të Rithemelimit tek Bashkia?