Restaurohet Mozaiku i Tiranës (VIDEO)

13 Tetor 2020, 17:14| Përditesimi: 13 Tetor 2020, 17:24

  • Share

Mozaiku i Tiranës, i vetmi monument arkeologjik në kryeqytet i zbuluar në vitin 1972, i është  nënshtruar gjatë një muaj restaurimit. Nën udhëheqjen e restauratorit Agron Islami specialistët e drejtorive rajonale kanë evidentuar, konservuar dhe restauruar dëmtimet që kanë hasur në këtë mozaik

 “Në projektin që është miratuar kemi bërë një diagnostifikim, kryesisht janë shkëputje të nënshtresave të mozaikut edhe ne po arrijmë konsolidimin e tij, në mënyrë që të krijohet lidhja edhe të mos ketë boshllëqe në tapet”, thotë Klejdi Zguro, specialist në Insitutin Kombëtar të Trashëgimisë Kombëtare.

Specialistët zhvilluan njëkohësisht edhe një atelie restaurimi, nga e cila në fund do të pajisen me certifikata.

“Atelieja është një bashkëpunim, me specialistët e Tiranës dhe të rretheve. Funksionon në bazë të një projekti të miratuar të këtij viti mbi konservimin e Mozaikut të Tiranës. Do bëhet pastrimi i të tre mozaikëve, ribërja e fugave, trajtimi dhe mbushja me llac neurto gëlqeror”, shpjegon Zguro.

 “Po mësojmë teknikat e ndryshme të konservimit edhe restaurimi, një trajnim për të rritur kapacitet, edhe po mësojmë se si bëhet pjesa e evidentimit të një mozaiku, konservimi edhe reasturimi, por mendoj që për vet specifikën e punës dhe vlerat që ka është një trajnim i mirë”, shprehet skulptori pranë DRKT Shkodër, Petrit Bilali.

Mozaiku përbëhet nga motivet gjeometrike e floreale, tipike të Krishterimit të hershëm, si gërsheti i stilizuar, rozetat e peshqit. Ndërsa, kostoja e këtij restaurimi është 900 mijë lekë.

1602601975_Screenshot2.jpg

Foto nga restaurimi i Mozaikut te Tiranes 

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?