Restaurohen 7 ikona të shek të XVIII në Muzeun e Artit Mesjetar në Korçë! U përkasin vëllezërve Zografi dhe Jeremonakut! Do ekspozohen për publikun

31 Tetor 2023, 18:12| Përditesimi: 31 Tetor 2023, 18:29

  • Share

7 ikona të pa ekspozuara më parë po i nënshtrohen restaurimit të plotë në laboratorin e Muzeut Kombëtar të Artit Mesjetar në Korçë.

Një punë intensive po kryhet nga resturatorët e këtij muzeu, e cila pritet të përfundojë pas disa muajsh dhe më pas këto ikona do të ekspozohen për publikun.

Mes tyre është ikona “Krishti i Gjithpushtetshëm" pikturuar në vitin 1761 nga Konstandin Zografi. Po kështu ikona të Jeremonakut dhe të tjera me autor të panjohur.

“Kemi 7 ikona në proces restaurimi. I përkasin fundshekullit XVIII “, tha Fjoralba Prifti, dDrejtoreshë e Muzeut të Artit Mesjetar.

Romi Kallço i cili po merret me restaurimin e njërës prej ikonave, tregon se procesi zgjat disa muaj.

“Autori i kësaj ikone është anonim. Sa i takon procesit të restaurimit, unë po bëj heqjen e  vernikut që është i oksiduar dhe më pas rivakimi i ikonës”.

Sa kohë merr restaurimi?

“Një ikonë mesatarisht mund të dojë një muaj ose më shumë”, tha Kallço, restaurator.

Pasurimi me vepra të ndryshme të cilat kanë kaluar edhe në restaurim në laboratorin e këtij muzeu, është një nga arsyet e interesit të shtuar të vizitorëve.

Në 10 muajt e parë të 2023 numërohen 25 mijë vizitorë, kryesisht të huaj të cilët kanë ardhur nga Franca, Spanja dhe Italia.

B.K//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni protestat e dhunshme të Rithemelimit tek Bashkia?