Reshjet shiu gjatë gjithë javës, parashikimi i motit

4 Mars, 07:08| Përditesimi: 4 Mars, 07:10

  • Share

Kalimet e herëpashershme të disa qendrave me vlera të larta presioni me origjinë atlantike do të bëjnë që kjo javë në vendin tonë të dominohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme. Ditën e Hënë, të Martë dhe të Enjte reshjet e shiut do të bëhen prezente kryesisht gjatë orëve të mesditës në formën e rrebesheve të shpejta dhe stuhive afatshkurtra shoqëruar me shkarkesa elektrike dhe breshër.

Reshjet e dëborës do të jenë prezente në Alpe, në verilindje në lartësinë mbi 1400m dhe në juglindje mbi lartësitë 900m me intensitet të ulët deri mesatar. Ditën e Mërkurë dhe të Premte reshjet parashikohen të jenë të herëpashershme me intensitet të ulët, ndërsa hera-herës shtrëngata të karakterit lokal.

Megjithatë gjatë këtyre ditëve nuk do të mungojnë intervale të herëpashershme kthjellimesh dhe orëve me diell. Era ditën e Hënë shfaqet intensive dhe problematike me drejtim nga kuadrati I jugut 2-9m/s, ndërsa në bregdet e lugina 11-17m/s, shoqëruar me dallgëzim të forcës 3-5ballë

Ditët e tjera era ndryshon drejtimin dhe ul intensitetin duke u bërë për pjesën më të madhe të kohës  me drejtim juglindje-veriperëndim 1-6m/s, shoqëruar me dallgëzim të forcës 1-2ballë. Vlen të theksohet prezenca e mjegullës/mjegullinës në zonat luginore e pjesërisht zonat e ulëta në orët e para të mëngjesit dhe në momentin e reshjeve të shiut./Marrë nga Shërbimi Meteorologjik Ushtarak 

SI.E./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni protestat e dhunshme të Rithemelimit tek Bashkia?