Reshjet e shiut, përmbyten disa prej rrugëve në Librazhd

31 Janar 2021, 22:32| Përditesimi: 31 Janar 2021, 22:35

  • Share

Vetëm pak orë reshje shiu kanë bërë që disa rrugë në qytetin e Librazhdit të përmbyten.

Sasia e madhe e reshjeve ka bërë që uji të dalë jashtë edhe kanaleve e pusetave kulluese.

Kujtojmë se gjatë javëve të kaluara, reshjet e shiut sollën probleme të shumta thuajse në të gjitha qytetet e vendit.

Si pasojë e përmbytjeve, u dëmtuan me mijëra hektarë tokë bujqësore, kryesisht në Shkodër si dhe u dëmtuan shumë banesa.

Në shumë akse rrugore ka pasur rrëshqitje dherash duke u bërë rrezik aksidenti për makinat.

E.M.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?