Foto ilustruese

Reshjet e shiut do të vijojnë edhe gjatë mbrëmjes...parashikimi i motit për ditën e sotme

29 Prill 2020, 07:26| Përditesimi: 29 Prill 2020, 08:05

  • Share

Sipas MeteoAlb: Paraditja mbetet me kthjellime dhe vranësira kalimtare për zonat jugore, por reshje të pakta do ketë në Veri-Qendër. Pasditja dhe mbrëmja shtrijnë reshjet në të gjithë vendin.

Temperaturat e ajrit ulen lehtë në vlerat minimale, por rënie të ndjeshme do ketë në vlerat maksimale duke u luhatur nga 4°C mëngjesi deri në 22°C mesdita.

Era do fryjë mesatare me shpejtësi deri 35-40 km/h nga drejtimi Jugor duke krijuar brigjet detare dallgëzim 4 ballë.

Europa Jugore do të përfshihet nga një sistem i dendur vranësirash, i cili do të sjellë rrebeshe shiu dhe ministuhi ere. Po ashtu Veriu dhe Lindja e Europës paraqiten në kushte të paqëndrueshme atmosferike duke sjellë reshje. Ndërsa kthjellimet dominojnë Gadishullin Iberik dhe Brigjet e Egjeut.

B.K./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush për kë do të votonte diaspora?