Foto nga vendngjarja

Reshjet e shiut, rrëshqitje gurësh në rrugën nacionale në Skuraj -Burrel

12 Gusht 2022, 18:27| Përditesimi: 12 Gusht 2022, 18:33

  • Share

Reshjet e shiut gjatë ditës së sotme kanë rikthyer rrëshqitjen e gurëve në rrugën nacionale Skuraj-Burrel. Situata më problematik është krijuar në zonën e quajtur 'Sektori c' pranë Shkopetit, ndërsa nga ura e Ulzës deri në afërsi të Skurajve rruga është e kalueshme vetëm në një krah.

Në këto kushte drejtuesit e mjeteve duhet të lëvizin me kujdes, pasi prezenca e gurëve në rrugë mund të bëhet burim aksidentesh. Deri tani nuk ka pasur asnjë ndërhyrje për pastrimin e rrugës nga gurët, ndërsa fenomeni është i vazhdueshëm në ketë aks rrugor.

S.C//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord që personat e së njëjtës gjini të martohen ligjërisht?