Reshjet e dendura të shiut përmbytin Vlorën (VIDEO)

10 Prill 2019, 10:57| Përditesimi: 10 Prill 2019, 12:39

  • Share

Reshjet e shiut që kanë rënë gjatë natës dhe në orët e para të ditës së sotme, kanë sjellë përmbytje në disa lagje dhe rrugë. Lagja 28 Nëntori, Pavarësia zona e Skelës ndodhen nën prezencën e ujit  duke sjellë vështirësi në qarkullim sit ë automjeteve por dhe të këmbësorëve.

Edhe pse punonjësit e ndërmarrjes së shërbimeve komunale të bashkisë së Vlorës  ndodhen në terren për hapjen e pusetave dhe pastrimin e tyre, reshjet kanë qenë me intesitet të lartë dhe situata vijon të jetë problematike për qytetarët e Vlorës.

Edhe pse hidrovori i qytetit të Vlorës ka punuar me kapacitet të plotë niveli i ujit në rrugë në disa akse rrugore shkon deri në 30 cm, kjo për faktin se disa zona në qytet ndodhen pothuajse nën nivelin e detit. Reshjet e shiut vijojnë të jenë prezent dhe situata problematike, e cila do të vijojë deri në qetësimin e motit.

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord që personat e së njëjtës gjini të martohen ligjërisht?