Foto ilustruese

Reshjet e dendura të shiu dhe borës, MeteoAlb: Pasditja dhe nata sjellin përmirësim të motit!

11 Janar 2021, 08:45| Përditesimi: 11 Janar 2021, 08:56

  • Share

Sipas MeteoAlb: Masat ajrore të paqëndrueshme kanë diktuar gjatë paradites mot me vranësira në të gjithë vendin, duke gjeneruar reshje shiu e dëbore më të dendura përgjatë kufirit lindor. Pasditja dhe nata sjellin përmirësim të motit duke diktuar kthjellime dhe vranësira në të gjithë shqipërinë.

Temperaturat e ajrit rriten lehtë në mëngjes dhe mesditë duke luhatur vlerat ditore nga -2°C në 11°C.

Era do fryjë e lehtë dhe mesatare me shpejtësi deri 35 km/h nga drejtimi Jugor duke krijuar në det dallgëzim 3-4 ballë.

Moti i kthjellët, por i ftohtë dominon Gadishullin Iberik dhe Vendet Europën Lindore. Ndërsa Alpet e Europës dhe Europa Veriore dominohen nga vranësira dhe reshje dëbore si pasojë e zhvillimit të një qendre ciklonare në qendër të kontinentit. Po ashtu, një tjetër sistem me vranësira në Jug të Europës do të diktojë në Gadishullin e Ballkanit rrebeshe shiu.

B.K.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush për kë do të votonte diaspora?