Bota

Reshjet e dendura shkaktojnë përmbytje të reja në Gjermani, Itali dhe Austri

27 Korrik 2021, 14:32| Përditesimi: 27 Korrik 2021, 16:49

  • Share

Gjermania përsëri është përballur me stuhi dhe reshje të dendura, sidomos në rajonin juglindor të Bavarisë. Ekipet e emergjencës u desh të ndërhynin në disa raste. Autoritetet lokale në Bavari njoftuan se rreth 70 litra shi për metër katror ranë brenda një ore në qytezën Sonthofen.

Autoritetet u detyruan që të ndërhynin edhe në pjesën veriore të Gjermanisë. Në Kiel, brigada e zjarrfikësve raportoi për më shumë se një mijë ndërhyrje gjatë mbrëmjes.

Përmbytje të mëdha ka pasur edhe në Itali, në provincën e Como-s, ku rrugët u mbuluan nga balta. Mijëra shtëpi u pëmbyten dhe shumë qytetarë u larguan nga zona.

Ndërkohë që në autostradën A1 që lidh Parmën me Piacenzën, janë bërë virale imazhet e rrëvbeshit dhe stuhisë, aq e fuqishme që në disa raste ka thyer edhe xhamat e makinave. Ndërkohë që edhe rruga që lidh Italinë me Zvicrën është mbyllur.

Një stuhi e fortë e ndjekur nga breshëri goditi dje Italinë Veriore. Zona përreth Parmës është më e goditura. Breshëri arriti madhësinë e topave të tenisit, akulli theu pemët, shkatërroi çatitë e shtëpive dhe makinat. Është raportuar për dëmtime miliona dollarëshe në shtëpi, ara, vreshta, plantacionet .

Përmbytje kishte edhe në Austri ku hekurudha mes qytetit Rosenheim dhe Salzburgut të Austrisë u mbyll përkohësisht për shkak të trungjeve të rrëzuar mbi binarë. Hekurudha u rihap më vonë, por pati vonesa në nisjen e trenave, shkruan Der Spiegel.

Në Rastatt të rajonit jugperëndimor, Baden-Wuerttemberg, një dru u rrëzua gjatë stuhisë dhe la të lënduar katër persona. Njëri prej tyre është në gjendje serioze.

 

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?