Reshjet e dëborës përfshijnë qarkun e Korçës, rrugët e lira, bëhet pastrimi dhe kriposja e tyre

22 Nëntor 2020, 15:01| Përditesimi: 22 Nëntor 2020, 15:21

  • Share

Reshjet e dëborës me intensitet të ulet të shoqëruara edhe me era përfshinë mbrëmjen e djeshme disa nga zonat malore në juglindje të vendit, por që nuk ka shkaktuar probleme me rrugët apo bllokimin e tyre. Në fshatin turistik të Dardhës,në majën e Bigllës trashësia e dëborës arriti deri në 2 cm.

Sipas zyrtareve të autoritetit lokal të rrugëve, nga reshjet u përfshinë edhe zona të tjera të juglindjes si Voskopoja dhe Qafa e Qarrit, por fatmirësisht nuk raportohet për probleme për shkak të intensitetit të ulët të reshjeve.

Në segmentin e Dardhës nga km i 5 deri në km 13 pati disa probleme te vogla gjate orëve të mbrëmjes nga ku firmat kontraktore zbriten në terren për të bërë të mundur kriposjen dhe pastrimin.

Data 21 nëntor shënoi dëborën e parë në juglindje dhe intensiteti i saj i ulët nuk ka shkaktuar probleme.

Ndërkohë për sa u përket drejtuesve të mjeteve që do t'i drejtohen sidomos Dardhës, ARRSH u bën thirrje të jenë të kujdesshëm dhe të marrin masat për t’u pajisur me goma dimërore.

“Gjatë natës dhe në orët e para të mëngjesit në qarkun Korçë ka pasur reshje dëbore në zonat malore në lartësinë mbi 1 100 m, shoqëruar me erë dhe temperatura të ulëta. Në rrugën e Dardhës km 5 -13, u punua për pastrimin dhe shpërndarjen e kripës”, tha Autoriteti Rrugor Shqiptar.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?