Reshjet e borës sjellin probleme në Llogara, makinat të bllokuara prej 3 orësh

15 Mars 2021, 17:06| Përditesimi: 15 Mars 2021, 17:29

  • Share

Prej tre orësh vijon të jetë i bllokuar aksi rrugor Dukat Qafa e Llogarasë për shkak të reshjeve të borës.

Automjete të shumta kanë ngelur të bllokuara në rrugë duke krijuar edhe trafik. Prej më shumë se katër kilometër ky aks rrugor është i pakalueshëm nga prania e dëborës në rrugë si dhe pas ditës së verës (dje) moti i përkeqësuar i ka gjetur të papërgatitur drejtuesit e automjeteve të cilët kanë lëvizur pa zinxhirë.

Ndërkohë borëpastruesit nuk mund të ndërhyjnë dot pasi rruga ëshë e bllokuar prej trafikut të krijuar nga makinat.

 

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?