VIDEO/ Reshje të dendura shiu, ‘paralizohet’ Tirana! Trafik i rënduar në të gjitha rrugët

8 Nëntor 2023, 09:54| Përditesimi: 8 Nëntor 2023, 09:58

  • Share

TIRANË- Moti i keq dhe me reshje të dendura shiu ka krijuar bllokim të rrugëve në Tiranë. Siç shihet edhe nga pamjet që sjell Report Tv në bashkëpunim me Lux Taxi, rrugët në kryeqytet janë paralizuar, duke bërë që qytetarët të mbesin në trafik.

Pothuajse të gjithë akset rrugore janë bllokuar, rruga e ‘Durrësit, rruga e ‘Kavajës’, rruga e ‘Elbasanit’, kryqëzimi i Don Boskos dhe i 21 Dhjetorit, rruga ‘Bardhyl’, rruga ‘5 Maji’, rruga ‘Jordan Misja’, rruga ‘Siri Kodra’. Bllokim po ashtu ka pothuajse edhe në të gjitha rrugët dytësore.

“Aktualisht po lëviz në rrugën e Dibrës, është çdo gjë e paralizuar. Segmenti i bllokuar deri të zona e 9-katëshve. Për momentin nuk lëvizin makina, trotuaret janë mbushur komplet me ujë. Reshjet e shiut janë të dendura. Bllokim në çdo segment. Është e pranueshme kjo situatë është numër i madh i njerëzve që qarkullojnë.

Bllokuar segmenti i unazës, kryqëzimi i Don Boskos, edhe në ngjitje, duke filluar ish stacioni i vjetër i trenit, ‘Jordan Misja’, ‘Siri Kodra’, ‘5 Maji’, ‘Farmacia 10’, rruga ‘Bardhyl’, deri tek ish-restoranti ish-Durrësi. Ka shumë ngarkesë. Kemi bllokime në tre akse kryesore, përse më shumë tek rruga e Kavajës, fillon që në Kombinat. Të gjitha segmentet janë të bllokuara, zona e Astirit, ka shumë trafik. Rruga e Durrësit, autostrada është mbushur me ujë dhe nuk ecet më shumë se me 60 km në orë. Kemi trafik në Rrugën e Elbasanit, Sauk-Fakulteti Ekonomik, Ambasada Amerikane deri tek rruga ‘George Bush’, tha në një lidhje për Report Tv Eldi nga Lux Taxi.

Si pasojë e reshjeve të shumta të shiut, shumë rrugë në Tiranë janë përmbytur duke e vështirësuar kalimin e qytetarëve.

SI.E./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Iris: 09/11/2023 00:39

    Se mos eshte me mire ne dite me diell! Po rritet Tirana cdo vit-ja keput Lali Eri.Pamjet duken sikur jane marre ne Indi e Pakistan! Tmerr te shohesh Tiranen si eshte katandisur tani,te neveritet t'a shohesh ne video,jo me te jetosh aty.

    Përgjigju
  • Trimi: 08/11/2023 10:12

    O Lali Grattacielo,me Edi Megalomsnin,ku jeni o Pashai e Sulltani i Albanistanin mbushur plot me ujë e Dele??

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?