VIDEO/ Reshje të dendura shiu në Himarë, uji vërshon edhe katet e nëndheshme të bizneseve

10 Nëntor 2023, 21:29| Përditesimi: 10 Nëntor 2023, 22:01

  • Share

SARANDË- Himara është përfshirë nga reshje të dendura të shiut këtë mbrëmje. Gazetari i Report Tv Limos Didani bën me dije se uji ka vërshuar edhe nëpër biznese.

Siç shihet në videon e mëposhtme uji i mbledhur nga shiu duket se arrin deri në katet e nëndheshme.

Së fundmi reshjet e shiut kanë shkaktuar probleme në disa qarqe të vendit. 

Si pasojë e bllokimit të kanalizimeve situata të tilla përsëriten në disa qytete sa herë ka reshje shiu të dendura duke sjellë vështirësi.

B.K/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A respektohen të drejtat e punëtorëve në Shqipëri?