Rrëshqitje gurësh në rrugën e Valbonës

Reshje të dendura gjatë natës, rrëshqitje dherash dhe gurësh në aksi Bajram Curri-Valbonë! Policia: Shmangni kalimin deri në një njoftim të dytë

4 Tetor 2020, 15:20| Përditesimi: 4 Tetor 2020, 15:27

  • Share

Reshjet e dendura të shiut gjatë natës kanë shkaktuar rrëshqitje dherash dhe gurësh në aksin rrugor Bajram Curri-Valbonë. Ky aks është i bllokuar, ndërsa policia rrugore bënë thirrje qytetareve apo turistëve që ndodhen në Tropojë, të shmangin lëvizjen në këtë segment rrugore deri në një njoftim të dytë.

Nga pamjet e siguruara nga Report Tv, aksi rrugor është bllokuar ndërsa rrëshqitja e dherave është i konsiderueshme. Punonjësit e firmës kontraktuese  po punon për hapjen e rrugës.

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Pronat shtetërore mund të shkëmbehen me private, si e vlerësoni ligjin?