Reshje shiu në të gjithë vendin, ja si parashikohet moti për ditën e sotme

16 Shkurt 2022, 07:17| Përditesimi: 16 Shkurt 2022, 08:36

  • Share

Sipas MeteoAlb, edhe sot do të vijojnë vranësirat dhe shirat e dobët në pjesën më të madhe të vendin ku më të dukshme shirat paraqiten në zonat veriore dhe pjesërisht në qendër. Në zona të thella malore do të ketë reshje të izoluara dëbore. Pas mesditës dhe në vijim pritet përmirësim i dukshëm i kushteve atmosferike duke bërë që kthjellimet dhe vranësira e lehta të jenë dominante në të gjithë vendin.

Temperaturat e ajrit vijojnë të larta në mëngjes dhe mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 1°C deri në 17°C.

Era do të fryjë mesatarisht me shpejtësi deri në 40 km/h nga drejtimi jugor – jugperëndimor duke krijuar në brigjet detare dallgëzim mbi 2 ballë.

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?