Foto ilustruese

Reshje shiu e vranësira, parashikimi i motit për sot

2 Maj, 07:38| Përditesimi: 2 Maj, 07:40

  • Share

Vendi ynë parashikohet të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme.

Moti parashikohet me vranësira e alternime kthjellimesh të herëpasherëshme deri në orët e mesditës. Më pas pritet mot me alternime vranësira e kthjellime.

Reshjet e shiut parashikohet që të jenë prezente që në orët e para të ditës në pjesën më të madhe të territorit. Përgjatë vijës bregdetare e hera – herës përgjatë Ultësirës Perëndimore reshjet pritet të jen me intensitet deri mesatar në formë shtrëngata afatshkurtër shoqëruar me shkarkesa elektrike. Pas orëve të mesditës intensiteti i reshjeve pritet të jetë i ulët.

Era do të fryjë me drejtim juglindje - jugperëndim me shpejtësi mesatare 8m/sek, nërsa përgjatë vijës bregdetare e lugina era fiton shpejtësi 10-12m/sek, duke bërë që valëzimi në detet Adriatik dhe Jon të jetë i ulët i forcës 1-2 ballë.

Temperaturat parashikohen:

në zonat malore 7 deri 20°C

në zonat e ulëta 10 deri 28°C

në zonat bregdetare 13 deri 25°C

SI.E./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush për kë do të votonte diaspora?