Rrugët e mbuluara nga dëbora në Korçë

Reshje shiu e dëbore në Korçë, rrugët nacionale nuk paraqesin problem

24 Janar 2021, 08:44| Përditesimi: 24 Janar 2021, 08:45

  • Share

KORÇË - Gjatë orëve të mbrëmjes në qarkun e Korçës ka pasur reshje shiu me intensitet mesatar dhe në lartësinë mbi 1300 metra ka pasur reshje dëbore.

Trashësia e dëborës arrin deri në 10 cm në disa rrugë. Mëngjesi i sotëm ka sjellë pakësimin e reshjeve.

Aktualisht rrugët nacionale dhe ato rurale paraqiten në gjendje të mirë ku të gjitha akset janë të hapura dhe të kriposura.

Në aksin Korçë-Boboshticë-Dardhë nga km 8 deri në km 14 , në orët e para të mëngjesit , lëvizja e mjeteve rekomandohet me zinxhir, ose goma dimërore.

Në furnizimin me energji elektrike, aktualisht ka probleme në fidrin nr 6, të  Mollasit, bashkia Kolonjë.

Nga OSHEE po punohet për riparimin e defektit dhe në këtë fider.

E.M./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?