Foto ilustruese

Reshje shiu dhe vranësira, parashikimi i motit për sot

2 Nëntor 2023, 07:20| Përditesimi: 2 Nëntor 2023, 07:21

  • Share

Për ditën e Enjte vendi ynë do të jetë nën ndikimin e kushteve atmosferike të paqëndrueshme. Moti parashikohet me  alternime vranësirash si dhe kthjellime pas orëve të mesditës. Reshjet e shiut do të jenë prezente që në orët e para të mëngjesit me intensitet të ulët e deri mesatar në formën e shtrëngatave me shkarkesa elektrike.

Era do të fryjë me drejtim juglindje-jugperëndim me shpejtësi mesatare 1-8m/s, ndërsa përgjatë vijës bregdetarë fiton shpejtësi deri 11m/s. Valëzimi në dete do të jetë i forcës 1-2 ballë.

Temperaturat parashikohen:

në zonat malore  8 deri 21°C                                                                                                                                                         

në zonat e ulëta  11 deri 22°C                                                                                                                                                                 

në zonat bregdetare  13 deri 24°C

SI.E./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Për kë do të votonte sipas jush diaspora?