Foto ilustruese

Reshje shiu dhe stuhi në të gjithë vendin, si parashikohet të jetë moti për ditën e sotme

20 Nëntor 2022, 07:07| Përditesimi: 20 Nëntor 2022, 07:11

  • Share

Moti gjatë ditës së sotme do të jetë me vranësira , reshje shiu dhe stuhi me aktivitet kryesor në mëngjes deri në mesditë. Në mbrëmje reshjet do të humbasin intesitet.

Temperaturat minimale do të luhaten në vlerat 9-13 gradë , ndërsa temperaturat maksimale do të jenë me rënie 13-14°C ne veri , 19-21°C në zonën e ulët dhe bregdet.

Era do të jetë me drejtim Jug-perëndim me shpejtësi 15-25 m/sek dhe dallgëzim të forcës 6-7 balle në det të hapur.

B.V/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Pronat shtetërore mund të shkëmbehen me private, si e vlerësoni ligjin?