Reshje shiu dhe erë e fortë në disa qarqe të vendit, policia apel shoferëve: Tregoni kujdes gjatë lëvizjes

6 Janar, 22:25| Përditesimi: 6 Janar, 22:34

  • Share

Përkeqësimi i motit me reshje shiu dhe erë të fortë ka përfshirë disa qarqe të vendit.

Policia e Shtetit këtë mbrëmje ka dalë me një apel për shoferët që të rrisin vigjilencën dhe të tregojnë kujdes gjatë lëvizjes.

"Për shkak të motit të keq me reshje shiu dhe erë të fortë, në disa qarqe të vendit, Policia e Shtetit apelon për përdoruesit e rrugës që të rrisin vigjilencën dhe të tregojnë kujdes gjatë lëvizjes. Të moderojnë shpejtësinë, të mos përdorin celularin gjatë drejtimit të mjetit, të vendosin rripin e sigurimit, të mos kryejnë parakalime të gabuara dhe të mos drejtojnë automjetin/motomjetin, në efektin e alkoolit.

Të tregojnë kujdes sepse për shkak të erës së fortë mund të ketë rrëzime të pemëve, ndërsa si pasojë e reshjeve të dendura ka prezencë të ujit në disa akse rrugore.     Shërbimet e Policisë Rrugore kanë shtuar prezencën në rrugët urbane dhe interurbane, me qëllim parandalimin e aksidenteve dhe për t’iu ofruar ndihmë përdoruesve të rrugës në nevojë.     Në rast nevoje telefononi në numrin 112 dhe zbatoni me rigorozitet rregullat e qarkullimit dhe udhëzimet e Policisë Rrugore", njofton policia.

B.K//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    1 maji, a respektohen të drejtat e punëtorëve në Shqipëri?