Foto ilustruese

Reshje shiu dhe dëborë në zonat malore, parashikimi motit për këtë javë

4 Dhjetor 2023, 07:07| Përditesimi: 4 Dhjetor 2023, 07:12

  • Share

Për javën që presim përpara vendi ynë do të ndikohet nga kushte relativisht të qëndrueshme atmosferike edhe pse me masa ajrore të ftohta.

Në këtë mënyrë për ditën e Hënë dhe atë të Martë moti parashikohet me kthjellime si dhe vranësira kalimtare.

Për ditën e Mërkurë dhe atë të Enjte mbi vendin tonë pritet depërtimi i masave ajrore të lagështa me origjinë veriperëndimore. Moti parashikohet me vranësira mesatare deri të dendura shoqëruar me reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët deri mesatar në formën e shtrëngatave. Në relievet malore në lindje në lartësitë mbi 1200 metër reshje dëbore.

Për ditën e Premte moti parashikohet përsëri i qëndrueshëm kryesisht me kthjellime e vranësira kalimtare të cilat në orët e vona të mbrëmjes vijnë përsëri në dendësim.

Tabela: Shërbimi Meteorologjik Ushtarak

SI.E./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?