Reshje shiu dhe dëbore në disa qytete, ARRSH jep informacione mbi situatën e rrugëve

10 Dhjetor 2023, 17:59| Përditesimi: 10 Dhjetor 2023, 18:18

  • Share

1702228330_ddddddd.JPG

Reshje shiu dhe dëbore me intensitet të ulët kanë përshkuar vendin. Autoriteti Rrugor Shqiptar njofton se deri më tani nuk ka probleme në akset nacionale.

"Në Korçë-Dardhë, në Tamarë-Vermosh, në Qafë Thore-Bogë kanë filluar reshjet e dëborës me intensitet mesatar. Mjetet borëpastruse dhe punëtorët e mirëmbajtjes janë në terren dhe kanë vijuar punën pa ndërprerjeRrugët janë të pastruara nga dëbora dhe qarkullimi vijon pa probleme, njofton ARRSH. 

Një apel ka dhe për drejtuesit e mjeteve "që të pajisen me goma dimërore dhe zinxhirë kur udhëtojnë për në segmentet me prezencë dëbore, të ulin shpejtësinë, të respektojnë sinjalistikën dhe udhëzimet e Policisë Rrugore".


Lajmi kryesor:

VIDEO/ Rikthehen reshjet e borës në disa qarqe! 'Vishen' me të bardha Dardha e Voskopoja! Apeli ndaj shoferëve: Kini kujdes, problem lagështira në rrugë


B.K/ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?